Faqet e ndihmës

Na kontakto

Nëse nuk keni marrë përgjigje në pyetjen tuaj këtu, ose thjesht dëshironi të na thoni diçka për faqen e internetit, ju lutemi na kontaktoni.

Bërja e kërkesave #

Nuk jam i/e sigurt se në cilin institucion ta bëj kërkesën, si mund ta di? #

Mund të jetë e vështirë të zgjidhni strukturën komplekse të qeverisë dhe të gjeni se kush ka informacionet që ju duhen. Këtu janë disa këshilla:

  • Shfletoni ose kërkoni në BIRN FOI Tracker për kërkesa të ngjashme me tuajat.
  • Kur të keni gjetur një institucion që mendoni se mund të ketë informacione, përdorni linkun "faqja kryesore" në anën e djathtë të faqes së tyre për të parë se çka bëjnë ata në webfaqen e tyre.
  • Kontaktoni institucionin me telefon ose email për t'i pyetur nëse kanë informacionet që po kërkoni.
  • Mos u shqetësoni shumë për gjetjen e institucionit të duhur. Nëse e kontaktoni institucionin e gabuar, ata duhet t'ju këshillojnë se kujt t'ia bëni kërkesën.
  • Nëse keni një rast të ndërlikuar, ju lutemi na kontaktoni për ndihmë.
Mungon institucioni publik nga i cili dua të kërkoj informacione. #
Ju lutemi na kontaktoni me emrin e institucionit publik dhe email adresën e kontaktit për kërkesat për Lirinë e Informacionit, nëse mund ta gjeni.

Nëse dëshironi të ndihmoni të shtoni një kategori të tërë të institucioneve publike në sajt, do të donim të dëgjonim nga ju po ashtu.

Pse përfshini disa institucione që nuk janë zyrtarisht subjekt i FOI? #

BIRN FOI Tracker ju mundëson të bëni kërkesa për informacione në një mori organizatash:

  • Ata që zyrtarisht i nënshtrohen Ligjit për FOI
  • Ata që janë zyrtarisht subjekt i Rregulloreve Mjedisore (një grup më pak i definuar)
  • Ata që vullnetarisht respektojnë Ligjin për FOI
  • Ata që nuk janë subjekt i ligjit por ne mendojmë se duhet të përfshihen sepse kanë përgjegjësi të mëdha publike.

Në rastin e fundit, ne po e përdorim faqen për të lobuar për zgjerimin e fushës së veprimit të Ligjit për FOI. Edhe nëse një organizatë nuk është ligjërisht e detyruar t'i përgjigjet një kërkese për informacione, mund të përgjigjet vullnetarisht.

Pse duhet ta mbaj kërkesën time të fokusuar? #

Ju lutem, përfshini në kërkesën tuaj vetëm ato që ju nevojiten në mënyrë që tjetri të mund të kuptojë lehtësisht se çfarë informacioni po kërkoni. Ju lutem mos përfshini asnjë nga sa vijon:

  • argumente rreth kauzës tuaj
  • deklarata që mund të dëmtojnë ose ofendojnë të tjerët

Nëse i bëni këto, mund të na duhet ta heqim kërkesën tuaj për të shmangur problemet me ligjin për shpifje, çka është shqetësim për ju dhe ne. Mesazhet e shkurtra dhe koncize e lehtësojnë punën e institucioneve për të qenë të qartë se çfarë informacioni kërkoni që do të thotë se do të merrni një përgjigje më shpejt.

Nëse ju duhet informacion për të mbështetur një temë apo kampanjë, Liria e Informacionit është një mjet i fuqishëm. Ndonëse mund të mos e përdorni këtë faqe për të drejtuar kampanjen tuaj, ne ju inkurajojmë ta përdorni për të marrë informacionet që ju nevojiten. Ne gjithashtu ju inkurajojmë që të drejtoni kampanjën tuaj diku tjetër - një mënyrë efektive dhe shumë e lehtë është të hapni blogun tuaj. Jeni të mirëpritur të lidheni me fushatën tuaj nga kjo faqe në një shënim për kërkesën tuaj (ju mund të bëni shënime pas dorëzimit të kërkesës).

A më kushton diçka për të bërë një kërkesë? #

Një kërkesë për të marrë informacione është gati gjithmonë falas.

Institucionet shpesh lëshojnë njoftime të panevojshme, të frikshme, në të cilat thuhet se do t'ju ngarkohet një tarifë. Injoroni mesazhet e tilla. Pothuajse kurrë nuk ju kërkohet të paguani. Nëse ndodhë, mund t'ju tarifojnë vetëm nëse keni rënë dakord paraprakisht për të paguar. Më shumë detaje nga Komisioneri i Informacioneve.

Ndonjëherë një institucion i caktuar mund t'jua refuzojë kërkesën, duke thënë se kostoja për të kalon 600£ (për qeverinë qendrore) ose 450£ (për të gjitha institucionet e tjera publike). Në këtë pikë ju mund të përpunoni kërkesën tuaj. p.sh. do të kushtonte më pak për një institucion t'ju tregonte shumën e shpenzuar për marshmallows gjatë vitit të kaluar sesa në dhjetë vitet e fundit.

Sa shpejt do të marr një përgjigje? #

Sipas ligjit, institucionet publike duhet të përgjigjen menjëherë në kërkesa.

Edhe nëse nuk janë të shpejtë, pothuajse në të gjitha rastet duhet të përgjigjen brenda 20 ditë pune. Nëse ju është dashur të sqaroni kërkesën tuaj, nëse institucioni është shkollë, apo një ose dy raste të tjera, atëherë mund të nevojitet më shumë kohë ( të dhëna të plota ).

BIRN FOI Tracker do t'ju dërgojë një email nëse nuk merrni një përgjigje në kohë. Ju pastaj mund t'i dërgoni institucionit publik një mesazh për t'ia kujtuar dhe treguar nëse është duke shkelur ligjin.

Çka nëse nuk marrë asnjëherë përgjigje? #

Ka disa gjëra që mund të bëni nëse nuk merrni kurrë një përgjigje.

  • Ndonjëherë mund të ketë pasur një problem dhe institucioni të mos e ketë marrë kurrë kërkesën. Ja vlen t'i telefononi institucionet dhe të interesoheni me mirësjellje nëse e kanë marrë kërkesën. Atyre kërkesa u është dërguar me email.
  • Nëse institucioni nuk e ka marrë asnjëherë kërkesën, problemi mbase lidhet me "filtrat e spamit". Referoni institucionin kompetent në përgjigjen 'E shoh një kërkesë te Alaveteli, por nuk e kemi marrë me e-mail asnjëherë!' - në seksionin e oficerëve të FOI për këtë ndihmë.
  • Nëse përsëri nuk keni fat, atëherë mund të kërkoni një rishikim të brendshëm dhe më pas të ankoheni për institucionin tek Komisioneri i Informacionit. Lexoni faqen tonë 'Të pakënaqur me përgjigjen që morët?'. Read our page ' 'Të pakënaqur me përgjigjen që morët?'. '.
Çka nëse nuk jam i/e kënaqur me përgjigjen? #
Nëse nuk e keni pranuar informacionin që keni kërkuar, ose nuk e keni marrë atë në kohë, atëherë lexoni faqen tonë ' 'Të pakënaqur me përgjigjen që morët?'. '.
Thotë se nuk mund të ripërdor informacionin që kam pranuar! #

Institucionet shpesh shtojnë një "legal boilerplate" në lidhje me "Rregulloret për Ripërdorimin e Informacionit të Sektorit Publik 2005", që në dukje të parë nënkupton se mund të mos jeni në gjendje të bëni asgjë me informacionin.

Natyrisht, ju mund të shkruani artikuj rreth informacionit, ta përmbledhni atë, ose të citoni pjesë të tij. Ne gjithashtu mendojmë se duhet të ndiheni të lirë ta ripublikoni te plotë informacionin, ashtu sikurse ne, edhe pse në teori mund të mos ju lejohet ta bëni këtë.

Shihni politikën tonë për të drejtat e autorit.
A mund të më tregoni më shumë detaje rreth procesit te dorëzimit të kërkesave? #

Hidhini një sy aksesit në faqet zyrtare të informacioneve, në faqen e internetit të Komisionerit të Informacionit.

Nëse po kërkoni informacion nga një institucion publik skocez, procesi është shumë i ngjashëm. Ka dallime rreth afateve kohore për pajtueshmërinë. Shikoni Udhëzimet e Komisionerit të Informacionit Skocez për detaje.

A mund të kërkoj informacion për veten time? #

Jo. Kërkesat e bëra nëpërmjet BIRN FOI Trackerjanë publike, të bëra sipas Ligjit për Lirinë e Informacionit dhe nuk mund t'ju ndihmojnë të gjeni informacione për një individ.

Nëse dëshironi të dini se çfarë informacionesh ka nje institucion publik rreth jush, duhet të bëni një "Kërkesë për Akses të Subjektit" privatisht duke përdorur ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave. Broshura Si të keni qasje në informacione për ju (në faqen e internetit të Komisionerit të Informacionit) shpjegon se si ta bëni këtë.

Nëse shihni se dikush, ndoshta pa dashje, ka përfshirë informata personale në një kërkesë, ju lutemi na kontaktoni menjëherë që ne t'i heqim ato.

Dua ta mbaj sekret kërkesën time! (të paktën derisa të publikoj storjen time) #

BIRN FOI Tracker aktualisht është dizajnuar vetëm për kërkesa publike. Të gjitha përgjigjet që marrim publikohen automatikisht në faqen e internetit që çdokush të mund t'i lexojë.

Ju duhet të kontaktoni drejtpërdrejt institucionin publik nëse dëshironi të bëni një kërkesë privatisht. Nëse jeni të interesuar të blini një sistem që ju ndihmon të menaxhoni kërkesat për FOI në mënyrë sekrete, atëherë na kontaktoni.

Pse mund të kërkoj vetëm informacione për mjedisin nga disa institucione? #

Disa insitutcione publike, si South East Water, nuk i nënshtrohen Ligjit për Lirinë e Informacionit, por një ligji tjetër të quajtur Rregulloret e Informacionit Mjedisor (EIR).

Është një ligj shumë i ngjashëm, kështu që ju bëni një kërkesë për informacion nëpërmjet BIRN FOI Tracker në të njëjtën mënyrë si një kërkesë FOI. I vetmi ndryshim është se faqja në të cilën e bëni kërkesën ju kujton se mund të kërkoni vetëm "informacion mjedisor" dhe shpjegon se çfarë nënkupton kjo. Është mjaft e gjerë.

Natyrisht, ju mund të kërkoni informacione për mjedisin nga institucione të tjera. Thjesht paraqisni kërkesën tuaj për FOI si zakonisht. Institucioni ka detyrimin të përcaktojë nëse Rregullorja e Informacionit Mjedisor (EIR) është legjislacioni më i përshtatshëm për t'iu përgjigjur.

A mund t'jua dërgoj të njëjtën kërkesë shumë institucioneve, për shembull, secilit këshill? #
Ne ju kërkojmë të dërgoni fillimisht një version testues të kërkesës tuaj në disa institucione. Përgjigjet e tyre do t'ju ndihmojnë të përmirësoni formulimin e kërkesës suaj, në mënyrë që të merrni informacionin më të mirë kur dërgoni kërkesën tek të gjitha institucionet. Aktualisht nuk ka një sistem automatik për të dërguar kërkesat në institucionet e tjera, duhet t'i kopjoni dhe ngjitni (copy & paste) manualisht.
Kam paraqitur një kërkesë jashtë sajtit, si mund ta ngarkoj në arkivë? #
BIRN FOI Tracker është një arkiv i kërkesave të bëra përmes sajtit dhe nuk përpiqet të jetë një arkiv i të gjitha kërkesave për FOI. Ne kurrë nuk do të mbështesim ngarkimin e kërkesave të tjera. Për një gjë, ne nuk do të ishim në gjendje të verifikonim nëse përgjigjet e tjera vinin në të vërtetë nga autoriteti. Nëse kjo ka vërtet rëndësi për ju, gjithmonë mund të bëni të njëjtën kërkesë përsëri nëpërmjet BIRN FOI Tracker.
Si i moderoni kërkesat për shënime? #

Shënimet në BIRN FOI Tracker shërbejnë për të ndihmuar njerëzit të marrin, ose për t'u dhënë atyre udhëzime për vendet ku mund të shkojnë për t'i ndihmuar ata të veprojnë sipas tij. Ne rezervojmë të drejtën për të hequr çdo gjë tjetër.

Nuk lejohen diskutime të pafundme politike. Postoni një lidhje në një forum të përshtatshëm ose faqe fushate diku tjetër.

Tutje, lexoni rreth privatësisë tuaj